TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, zëvendëskryeministri polak Jaroslaë Kaczynski, kryeministri çek Petr Fiala dhe kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa kanë marrë një vendim të guximshëm për të vizituar sot Kievin, kryeqyteti i Ukrainës që ndodhet prej tre javësh nën pushtimin rus.
“Kryeministri Mateusz Moraëiecki dhe zëvendëskryeministri, kryetari i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Jaroslaë Kaczynski së bashku me kryeministrin e Republikës Çeke Petr Fiala dhe kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansa do të shkojnë sot në Kiev si përfaqësues të Këshillit Evropian për t’u takuar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe Kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal”, thuhet në njoftimin e Kancelarisë polake.
"Vizita është organizuar në konsultim me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen", tha kancelaria polake.
Qëllimi i vizitës është të konfirmojë mbështetjen e BE-së për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës dhe të paraqesë një paketë të gjerë mbështetjeje për ukrainasit.