TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i kanalit televiziv amerikan FOX News, Benjamin Hall, është plagosur ndërsa po ndiqte lajmet në zonën e konfliktit në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency.
Kanali i lajmeve FOX News në transmetimin e tij njoftoi se gazetari i tyre për luftën, Hall është plagosur teksa po ndiqte një lajm në një zonë të rrezikshme në Ukrainë.
Gjatë plagosjes, Hall me origjinë britanike, po punonte në rajonin e jashtëm të Kievit në një zonë të rrezikshme në aspektin e sigurisë.
Prezantuesi i FOX News për teleshikuesit ka përcjellë informacionin për plagosjen e punonjësve të tyre me fjalët “Lajme që urrejmë t’i përcjellim” dhe ka thënë se kanë shumë pak detaje lidhur me çështjen.
Gjithashtu në një e-mail që FOX News u ka dërguar punonjësve të saj është konfirmuar se Hall është dërguar në spital dhe se situata shëndetësore e tij është e papërcaktuar.