BOTA, 15 Mars 2022, 15:28

Lufta/ Marina ruse po i afrohet qytetit-port me rëndësi strategjike në Ukrainë

Lufta/ Marina ruse po i afrohet qytetit-port me rëndësi strategjike

Forcat e Marinës Ruse janë duke përparuar drejt qytetit-port me rëndësi strategjike në Ukrainë, Odesa.

Këtë e vërtetojnë edhe disa pamje të marra nga sateliti ditën e sotme rreth orës 10:47. Sipas asaj, që kuptohet nga imazhet, ato që po afrohen janë anije amfibe dhe luftarake.

Pamjet janë publikuar nga H. I. Sutton, analist dhe autor për çështjet e mbrojtjes.

Një ditë më parë, në media u publikuan pamje të banorëve  të qytetit që përgatiten për mbrojtje, ndërsa autoritetet lokale në vend bënë të ditur se forcat ruse po përparonin me shpejtësi.