TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një aksident të rëndë në autostradën B247 në Bad Langensalc të Gjermanisë, shtatë persona humbën jetën, kurse tre tjerë pësuan lëndime të rënda.
“Në aksident u përfshinë tre vetura, BMW, Volkswagen dhe Mercedes”, tha Sandra Knopf nga qendra operative për Bild.
Sipas saj, një veturë ishte futur në anën e kundërt, dhe ishte përplasur me vetura që vinin direkt me shpejtësi të madhe.
Të dy këto vetura të aksidentuara u përfshinë nga zjarri, duke u bërë shkrumb e hi.
Ekipet e zjarrfikësve nuk kanë arritur që të ndihmojnë personat e përfshirë në aksident, ku si pasojë janë djegur për vdekje gjashtë persona.
E sipas qendrës operative, në mesin e viktimave janë edhe disa persona të rinj në moshë. Që të gjitha viktimat humbën jetën në veturat e tyre.

