AKTUALITET, 7 Tetor 2018, 21:36

EMRI/ Kush është 38-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Surrel

EMRI/ Kush është 38-vjeçari që humbi jetën nga

Është identifikuar viktima që humbi jetën sot si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në Surrel.

Ai është 38-vjeçari Florenc Vishkurti, që për fat të keq nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë rrugë për në spital.

Ndërkohë të plagosur rëndë janë edhe Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani që u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel. Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit.