AKTUALITET, 11 Korrik 2018, 15:15

Boçi denoncoi skandalin me dëftesën e lirimit, reagon Nikolla: Faleminderit, por e kemi parë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka reaguar menjehereëe rrjetet sociale pas deklaratës së deputetit demokrat Luciano Boçi i cili kishte shpërndarë në FB nje deftesë lirimi në të cilën ishte gabuar me numrin rendor të lëndeve.

SQARIMI I NIKOLLES:

36926429_2085080548431902_6579703513071222784_n

Informoj nxënësit dhe prindërit se pasi përfunduam plotësimin e certifikatës dhe diplomës për maturantët, po vijojmë me plotësimin e dëftesës së lirimit, si dhe të dëftesave të tjera të arsimit parauniversitar.

Faleminderit për vëmendjen e treguar z.Boci, por e kemi konstatuar vetë më parë dhe marrë masat për korrigjim.

Mbetemi shumë të dëshiruar që kjo vëmendje të jetë për të ndërtuar alternativë sfiduese politikash arsimore dhe jo turravrap kënaqësie për të etiketuar një institucion me njerëz të përkushtuar.

Mungesa e alternativës është problem dhe jo një problem teknik i një numri rendor në një dëftesë të pashpërndarë.