AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 23:24

Real Madrid akord me Courtois

Real Madrid akord me Courtois

Real Madrid ka zyrtarizuar akordin me portierin e Chelsea, Thibaut Courtois, pas muajsh spekulimi e tashmë mbetet që dy klubet të bien dakord edhe për cmimin e transferimit.

MailOnline ka raportuar se Real ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për të nënshkruar me portierin belg, megjithatë ata vazhdojnë të ndjekin edhe kapitenin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris, si alternativë.

Los Blancos janë përfolur prej kohësh se dëshirojnë të zëvendësojnë Keylor Navas dhe lëvizja më e rëndësishme e Julen Lopetegui në ardhjen në pankinën e merengues mund të jetë blerja e Courtois.

Doreza e Artë e Botërorit ka qenë gjithnjë zgjedhja e parë e Real për të zëvendësuar Navas, pasi dështuar të marrin portierin e Manchester United, David De Gea.