AKTUALITET, 26 Korrik 2018, 09:42

Terrorizoi Mamurrasin, kush është i riu që u kap sot nga Policia. E shkuara e tij…

Terrorizoi Mamurrasin, kush është i riu që u kap sot nga Policia.

Policia e Kurbinit ne kuader te operacionit “Mamurrasi”, ka lokalizuar dhe arrestuar 22 vjeçarin, i cili më datë 07.07.2018 ka qëlluar në qendër qytet Mamurras me armë zjarri në ajër si dhe nuk i është bindur punonjësve të policisë

Ky shtetas, i evidentuar si person me preçedentë të mëparshëm penale ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale )

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune operacionale profesionale të mirëorganizuar bazuar në informacione policore, bënë të mundur finalizimin e operacionit “Mamurrasi”, ku si rezultat i tij u kap në Mamurras, shtetasi në kërkim :

– Emiljan Lleshaj , 22 vjeç, banues në Mamurras ( i dënuar disa herë më parë për vepra të ndryshme penale)

Ky shtetas, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kurbin, për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit” “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 278/3, 274 dhe 242 të Kodit Penal, pasi më datë 07.07.2018, në qytet Mamurras, duke lëvizur me mjetin e tij tip Audi, ka qëlluar në ajër me armë zjarri si dhe është larguar duke mos u bindur punonjësve të policisë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin datë 25.07.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.