AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 23:42

Kreu i Listës Serbe: Vuçiç ka mbështetjen tonë për kompromisin me Kosovën

Kreu i Listës Serbe: Vuçiç ka mbështetjen tonë

“Vuçiç ka mbështetjen tonë për kompromisin me Kosovën”. Kështu deklaroi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç. Ai bëri me dije se mbrëmjen e sotme përfaqësuesit politikë serbë në Kosovë kanë folur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për situatën politike dhe atë të sigurisë.

Ai tha se ndjehen të nderuar që për kompromisin në gjetjen e zgjidhjes me Kosovën do të konsultohen edhe serbët e Kosovës.

Rakiç pohoi për RTS se ky kompromis mund të arrihet përmes konsultimeve me shtetin, ndërsa shtoi se përfaqësuesit serbë i kanë dhënë mesazhin Vuçiçit se ai e ka përkrahjen e tyre për këtë.