TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike tregoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kishte tentuar ta manipulonte dhunën policore ndaj tij në protestën e opozitës. Kur e kishte vizituar në spital, Veliu nuk e kishte pranuar që Kasmi ishte çarë në kokë nga goditja e shkopit të gomës së policit, por mjeku e kishte kundërshtur.
“Erdhi Drejtori i Policisë, e tentoi të manipulojë, në sy të mjekëve tha se shkopi i gomës nuk të çamës. Përgjigjen ia dha mjeku se kjo është goditje nga një mjet i fortë i rrumbullakët se lloji i çarjes ka qenë i tillë që nuk ka qenë prefës, që e kishte kuptuar nga çarja, por ai nuk foli pastaj. Një nga shokët e mi i tha “A ta bëjmë provë a të çan apo jo shkopi i gomës?”. Unë do kërkoja një falje publike. Por duke pasur parasysh deklaratën e drejtorit të policisë qëllimi është manipulimi i fakteve” tha Kasmi në një intervistë për Neës24 nga spitali.
Videot tregojnë se Bledi Kasmi ishte duke shtyrë rrjetën metalike bashkë me protestuesit e tjerë të Partisë Demokratike kur u godit nga policët.
“Ishte çështje vetëmbrojtje, ishte protestë paqësore, ajo e hekurit kishte rënë në atë moment. Unë kam qenë me 2-3 gazetarë atje” tha Kasmi për veprimin e tij. Më poshtë video që tregon momentin e goditjes.
