TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur kanë mbetur dhe pak orë nga fillimi i finales së Ligës të Kampioneve – ora 20:45 – faqja zyrtare e UEFA-s, publikoi disa opinione që kanë dhënë ekspertë të njohur dhe emera të mëdhenj të futbollit botëror.
Shikoni se kushte është nga ata që besojnë se fituesit në fuqi, Reali i Madridit, do të fitojë trofeun e radhës, apo se kush e mbështet Liverpulin.
Stivën Xherard, kapiteni i Liverpulit, fitues i Ligës së Kampioneve 2015: “Unë mendoj se kemi më të vërtetë shanse të mira. Nuk mund të them se me formën aktuale që gëzojmë ne do të shkojmë në ndeshje si të nënvlerësuar. Por, unë supozoj, se ne do të kemi më pak presion”.
Vinsente del Boske, ish-trajner dhe ish-lojtar i Realit të Madridit: “Reali i Madridit ka një skuadër të madhe dhe është klubi më i mirë në Europë në këtë moment, këtë duhet ta tregojnë edhe të shtunën. Reali i Madridit do ta mundë Liverpulin 4-1”.
Henrik Larson, fitues i Ligës së Kampioneve me Barcelonën në vitin 2006: “Real-Liverpul 1-3”.
Keni Dalglish, tri herë fitues i Kupës së Kampioneve me Liverpulin: “Kur bëhet fjalë për një ndeshje, unë mendoj se i jep palës kundërshtare shanse më të mira. Reali i Madridit nuk është një risi: ata do të luajnë për të trofeun e 13-të Ligës së Kampionëve. Ata kanë një atmosferë rreth tyre, por nuk po luani atmosferën, ju jeni duke luajtur si ekipi".
Jerzy Dudek, fitues i Ligës së Kampioneve me Liverpulin në vitin 2005: 2-2; Liverpuli fiton me penallti.
Rajan Gigs, fitues i Ligës së Kampioneve në 1999 dhe 2008: “Ndoshta Reali i Madridit, thjesht për eksperiencën e tij dhe me lojtarët që ka. Shumë nga sukseset e Liverpulit këtë vit në Ligën e Kampionëve lanë qenë në Anfield (fushën e tyre).”
Hoze Antonio Kamaço, ish-lojtar i Realit të Madridit dhe trajner: "Reali fiton 3-0."
Kafu, fitues i Ligës së Kampioneve më Milani [kundër Liverpulit]: 2-2...
Vitali Kliçko, kryebashkiak i Kievit dhe legjendë e boksit: 3-3.
Marko Materaci, fitues i Ligës së Kampionëve në vitin 2010 me Interin: Real-Liverpul 3-1.
Esteban Kambiaso, ish-mesfushor i Realit: Real-Liverpul 3-1.
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, i cili do të këndojë në ceremoninë e hapjes: "Real-Liverpul 2-3. Është një ndeshje e vështirë, por unë jam britanike kështu që unë të shkoj për Liverpulin.”
/TPZ.AL/