AKTUALITET, 26 Maj 2018, 15:15

“Pjesëmarrja masive në protestë e futi Ramën në bunker”

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook e konsideroi si pjesëmarrje masive protestën e Opozitës, dhe sipas tij,  ajo e detyroi Kryeministrin Rama të futej në bunker.

“Pjesëmarrje masive ne protestën që futi Ramën dhe mazhorancën në tunele dhe bunkere! Sb”, shkruan ish-Kryetari i Partisë Demokratike, i pranishëm edhe vetë në protestën e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protuestuesit opozitarë kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në lidhje me skandalin e audio dhe video-përgjimit të vëllait të tij, Agron Xhafaj, ku i ky i fundit, i cili njihet edhe me emrin Geron Xhafaj, akuzohet se është trafikant droge, përveç faktit që ka një dënim nga gjykatat italiane si pjesëmarrës në një grup kriminal.

/TPZ.AL/