TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas protestës së opozitës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama që të dorëhiqet nga detyra.
“I bëj thirrje Edi Ramës që të dalë nga tuneli i krimit, t’i thërrasë ndërgjegjies dhe të dorëhiqet. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe të largohet. Ai është kthyer në një send dhe objekt të vjetër. Nëse Edi Ramës i dhumbset më shumë kauçuku i derës së Kryeministrisë se sa e ardhmja e shqiptarëve, shqiptarët kanë një ëndërr më të madhe, Bashkimin Europian”, tha Kryemadhi.
“Rama të dalë nga tuneli i krimit ku ka hyrë, të tërhiqet, të largohet sepse tashmë është vetëm. Shqiptarët e kanë lënë vetëm ministrat dhe drejtorët e kanë lënë vetëm. Nuk ka zgjidhje tjetër ta largohet për t’i dhënë mundësi Shqipërisë për t’u hapur negociatat”.
Kryetarja e LSI shprehu falenderimet edhe për qytetarët e punonjësit e policisë, por dënoi dhunimin e kryeredaktorit të gazetës “Rilindja Demokratike”.