AKTUALITET, 26 Maj 2018, 17:51

Basha reagon pas protestës: Dielli për shqiptarët lind nga perëndimi!

Kryedemokrati Lulzim Basha, pas protestës së ditës së sotme ka reagur shumë shkurt në Facebook.

Teksa ka publikuar disa foto nga protesta, Basha shkruan se dielli për shqiptarët lind nga perëndimi dhe se demokracinë dhe stabilitetin mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar.

Reagimi i Bashës:

Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi!

Qytetarët më pro europianë të Europës u ngritën sot kundër qeverisë më antieuropiane në Europë.

Ne nuk përulemi para autokracisë. Ne nuk i mbyllim sytë dhe gojën para krimit e drogës. Demokracinë, përparimin dhe stabilitetin mund ta garantojnë vetëm njerëzit e lirë dhe jo autokratët e korruptuar.