AKTUALITET, 26 Maj 2018, 19:09

Statistikat e Ligës së Kampioneve në prag të finales Real-Liverpul

Statistikat e Ligës së Kampioneve në prag të finales

Në prag të finales Real-Liverpul, TPZ.AL sjell edhe statistikat e deritanishme të kompeticionit më prestigjioz për klubet, edicionit 2017-2018 të Ligës së Kampioneve

NDESHJET DHE GOLAT

Deri tani – pa takimin Real-Liverpul – janë luajtur 124 nga 125 ndeshjet, përfshirë ato në grupe, 1/8, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet.

Janë shënuar në total deri tani 397 gola, ose 3.2 gola për ndeshje. Mesatarja e shënimit të golave është 1 gol në çdo 28 minuta.

Më shumë gola janë shënuar në minutat 46-60, 71 të tillë, dhe minutat 61-75 me 68 gola.

STATISTIKAT E EKIPEVE

Më shumë pasime të kompletuara - nga 89% të sakta – kanë realizuar Mançester Sitit, Paris Sën Zhermeni dhe Reali i Madridit. Barcelona e ka këtë tregues: 88%.

Zotërimi i topit i shkon Mançester Sitit: 62%, i ndjekur nga Barcelona me 61% dhe Bajerni i Munihut me 56%.

Më shumë gjuajte drejt portës dhe jashtë saj kanë realizuar Bajerni me 219 të tilla; Reali I Madridit me 208 dhe Liverpuli me 189.

Më shumë gola ka shënuar Liverpuli: 40, Reali i Madridit me 30, Paris Sën Zhermeni (27).

STATISTIKAT E LOJTARËVE

Kristiano Ronaldo është dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola: 15 në 12 ndeshje. Muhamed Salah dhe Roberto Firmino të Liverpulit nga 10, Sadio Mane e Liverpulit me 9 gola.

Më shumë asiste ka dhënë Xhejms Milner i Liverpulit me 9 të tillë, Roberto Firmino (Liverpul, 8) dhe Luis Suarez (Barcelona, 5).

Më shumë pasa të kompletuara ka realizuar Ever Banega i Seviljes me 851 të tilla, Serxho Busket I Barcelonës me 786 dhe Toni Kros i Realit të Madridit me 766.

Më shumë pritje ka realizuar Alison Beker i Romës me 47 të tilla, Ibraihim Shehiç (Karabak, 35) dhe Andrij Pyatov (Shahktar Dontesk, 34).

/TPZ.AL/