AKTUALITET, 26 Maj 2018, 15:03

Pas protestës, 11 policë në spital. Flet Ardi Veliu. Mjeku: Kanë lëndime në gjoks dhe qafë

Pas protestës, 11 policë në spital. Flet Ardi Veliu. Mjeku:
Gjatë protestës së opozitës ditën e sotme veç kryeredaktorit të “RD”, kanë mbetur të lënduar edhe 11 efektivë policie, sipas deklaratës së Drejtorit të Policisë, Ardi Veliu.

Efektivët e policisë ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrim ndihmën e parë dhe po ekzaminohen.

“Erdhem ne Spitalin e Traumes per te vizituar efektivet e lenduar gjate protestes, jane 11 efektive, te cilet jane lenduar nga gure e mjete te forta. Gjendja e tyre eshte e mire pavarsisht nga nga demtimet e marra. Falenderoj jo vetem punonjesit e policise qe treguan maturi, gjakeftohtesi dhe profesionalizem gjate tubimit, por te gjithe punonjesit e policise se drejtorise se Tiranes dhe forcat speciale, dhe mund te them me plot gojen qe policia ka kryer detyren dhe ka siguruar mbarvajtjen e tubimit”, u shpreh Veliu.

I pyetur per dhunimin e gazetarit te “RD”, Veliu eshte shprehur se duhen pare pamjet per te kuptuar se kush ka gabuar, qytetari apo policia.

Nderkohe mjeku i Traumes eshte shprehur se tre efektive do te mbahen te shtruar sepse jane te lenduar ne gjoks e ne qafe, ndersa gazetari dhe efektivet e tjere do te largohen per ne shtepi.