TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, u takua sot me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të diskutuar në lidhje me takimin e mundshëm me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Sipas gazetës koreanojugore, “Korea Times”, takimi midis i dy liderëve – i dyti, pas atij të 27 prillit – u zhvillua në pjeën veriore të zonës neutrale Panmunjeom dhe zgjati rreth 2 orë.
Presidenti Moon do të bëjë të ditur detajet e takimit në një konferencë për shtyp ditën e diel.
Pak ditë më parë Presidenti i Koresë së Jugut u takua me kreun e Shtëpisë së Bardhë në Uashington.
/TPZ.AL/