SPORT, 31 Tetor 2020, 18:37

Bilbao përmbys rezultatin dhe thellon krizën e Sevillas

Bilbao përmbys rezultatin dhe thellon krizën e Sevillas

Athletic Bilbao fut në krizë rezultatesh Sevillan, e cila nuk ka marrë qoftë një pikë në tri javët e fundit të La Ligas. Skuadra andaluze kryesonte 0-1 me gol të En Nesyrit (min. 9’) deri në minutën e 76-të, por pikërisht në minutat e fundit baskët kthyen rezultatin në favorin e tyre falë golave të Muniain dhe Sancet (2-1).

Sulmuesi 27-vjeçar u gjend në kohën dhe vendin e duhur në zhvillimet e një goditjeje këndi, duke shtyrë drejt rrjetës topin e devijuar me kokë nga Vesga, ndërsa 10 minuta më vonë thuajse në të njëjtin Sancet u shërbye nga Williams për golin që do t’i jepte fitoren Bilbaos.

Më vetëm një pikë të grumbulluar në katër takimet e fundit në La Liga, Sevilla është në krizë të thellë rezultatesh.