LIFESTYLE, 4 Janar 2018, 10:32

Ja sa harxhon Getoar Selimi për një këmishë!

Getoar Selimi, është pa dyshim një ndër reperët më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët.

Ai është gjithnjë aktiv me projekte të reja në muzikë, ndërsa edhe koncertet dhe mbrëmjet muzikore i ka të shumta.

Ai i ka kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë stilit të tij dhe paraqitjes në skenë, gjë për të cilën mesa duket harxhon shuma të mëdha parash.

Vetëm një këmishë, me të cilën ai është paraqitur së fundmi në një fotografi në rrjetet sociale, kalon shifrën e 1500 eurove.

Këmisha e markës ‘Valentino’ kushton 1619 euro.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur Geti është shfaqur me veshje të ndryshme dhe mjaft komerciale, ai ka arritur të marrë epitetin, si një nga reperët që vishen më së miri në estradë.