LIFESTYLE, 19 Nëntor 2017, 20:56

Ermali e ironizoi në 'Xing', reagon Luana Vjollca

Ditën e djeshme në një skeç ku Ermal Mamaqi luante rolin e recepsionistit në një hotel, Bleona rezervon një dhomë duke u shprehur se do të qëndrojë vetëm për dy ditë pasi ka ardhur për emisionin "Xing me Ermalin". Dhe Ermal Mamaqi ja kthen: "Te Ermal Mamaqi? Te Xing me Ermalin? Po ç'do te ai budalla ti mi? Ai është emision reklamash! Zemër, shko tek Luana! Ajo thyen rekorde!"

Këtë pjesë nga skeçi, moderatori Ermal Mamaqi e ka postuar në Instagram duke shkruajtur: "Luana Vjollca a jemi akoma shokë?". Pak orë më vonë ka reaguar edhe Luana duke komentuar me humor në videon e postuar nga moderatori.

"Hahahaha uaaa sa të shkon roli i recepsionistit, ishalla po thyen ndonjë rekord aty", komenton Luana dhe disa emoji duke qeshur. Xing.al