AKTUALITET, 26 Janar 2019, 19:20

Zetori përplas fuoristradën dhe motorin, plagoset rëndë një person

Zetori përplas fuoristradën dhe motorin, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Drizë të Gramshit. Një fuoristradë është përplasur me një zetor dhe me një motor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.