TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur sot për aksionet e opozitës, që janë bërë pas largimit të tij nga qeveria. Berisha ka treguar rolin që ka pasur në ngritjen e çadrës para zgjedhjeve të vitit 2017, për djegien e mandateve, por dhe për mospjesëmarrjen në zgjedhje.
Berisha tha në “Opinion” se këto vendime janë marrë nga Basha, dhe ai nuk është përzier, por shtoi se vetëm për djegien e mandateve ka dhënë një mendim.
Thonë që keni marrë vendimin për ngritjen e çadrës?
Unë çadrën kurrën e kurrës, ishte një ide e Lulzim Bashës. E mbështeta, por ata që më njohin e dinë si jam unë…
Po për largimin nga Parlamenti?
Më nderon nëse ma faturon mua. Unë jam i vetmi që kam thënë vetëm dy fjalë, me këtë shkojmë në fitore ose në katastrofë.
Për mospjesëmarrjen në zgjedhje?
Nuk jam përzier fare.