AKTUALITET, 20 Maj 2021, 21:56

Berisha: Dosjen time në Uashington e çoi Rama

Berisha: Dosjen time në Uashington e çoi Rama


Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas akuzave të tij që DASH e shpalli non grata qëndron Edi Rama.

“Pse të reagojë Rama. Tani nuk ka çfarë të thotë. Ka çuar dosjen në Uashington dhe tani është në rregull. Jam i sigurt që e ka çuar Rama. Ajo dosje është bërë në Shqipëri dhe ka shkuar atje. Ata kanë marrë të dhënat nga qeveria shqiptare” – tha Berisha në Opinion.