AKTUALITET, 20 Maj 2021, 22:02

Mero Baze: Berisha ka disa arritje në këto 30 vite, po ta dorëzonte djalin në prokurori, do të ishte hero kombëtar!

Mero Baze: Berisha ka disa arritje në këto 30 vite, po ta


Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për disa nga arritjet e Sali Berishës në 30 vite. Baze renditi disa prej sukseseve të Berishës dhe deklaroi se nëse ai do të ishte larguar, siç bëri Fatos Nano, ndoshta edhe të këqijat e qeverisjes së tij do të ishin harruar.

Ylli Rakipi: A ka suksese Berisha në këto 30 vite?

Mero Baze: Ka plot. Po të kishte ikur me dinjitet, mund ti harroheshin dhe të tjerat.

Roli i tij në periudhën tranzitore nga komunizmi, ka qenë vendimtar dhe progresiv.

Periudha e qeverisjes 92-95, deri kur Berisha ishte mirë me SHBA, është përiudhë kur Shqipëria ishte në dispozicion të Kosovës. Ambasadorët tanë në perëndim ishin ambasadorë të Kosovës. Ka qenë një ndihmë thelbësore për ta bërë faktor Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kur u prish me amerikanët, Kosova ngeli e vetmuar dhe për fat ishte Rugova që u lidh direkt me SHBA.

Rikthimi i Berishës në 2005, pati disa gjëra pozitive. I dha fund historisë së qeverisjes korruptive të Nanos, me papërgjegjshmërinë totale.Ajo që ishte e mirë, kur erdhi Berisha në 2005, pati efiçençë në luftën kundër bandave, thjeshtoi sistemin tatimor. Bëri disa reforma në sistemin doganor dhe tatimor, që e bënë më efiçente hapjen e një biznesi dhe konkurencës.

Kjo zgjati deri në 2008, kur dy fëmijët e tij filluan të komandonin gjithcka. Kur djalit i ngelën në dorë 26 viktimat e Gërdecit, la çdo gjë dhe vazhdon merret se si të mbrojë djalin. Po ta çonte djalin në prokurori do të ishte hero kombëtar. Do të mbyllnim të gjithë gojën. 

/TPZ.al/