TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA.
Aithotë se rasti i Berishës ka precedentë në rajon. Sipas tij, e njëjta strategji u ndoq me Ivo Sanader në Kroaci dhe me Gruevskin në Maqedoninë e Veriut.
"Kjo që po ndodh në Shqipëri ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Në Kroaci u dënua ish-presidenti Sanader. Në Maqedoni, Gruevski u largua. E akuzuan se bleu një makinë pa tender. Është e qartë pse amerikanët janë kaq të ineteresuar për drejtësinë e re. Duan të përmbushin qëllimet e tyre.
Berisha dhe Meta, do shkojnë si heronj apo si të dhjerë? Luftën të humbur e kanë, por a do të “vdesin” si trima apo si frikacakë?", tha Çani.