AKTUALITET, 20 Maj 2021, 21:52

Mero Baze: Ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur Edi Ramës, është shpallja non-grata e Berishës!

Mero Baze: Ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur Edi


Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga Sekretari i Shtetit në SHBA.

Baze tha se kjo ngjarje, është e rëndë edhe për vetë kryeministrin Rama, sepse deri tani ai e ka përdorur Berishën si një aset, për të treguar atë që nuk shkon me opozitën.

"Ngjarja më e rëndë që i ka ndodhur Ramës, është shpallja non grata e Berishës. Deri në këtë moment aset ka patur Berishën, Berisha ka qenë "gogoli", sepse merrej me të, shtresa gri e shoqërisë nuk votonte opozitën.

Pas Sali Berishës, më i shqetësuar duhet të jetë Edi Rama!", tha ndër të tjera Baze.

LEXO EDHE:

https://www.tpz.al/2021/05/20/mero-baze-berisha-i-denuar-i-perjetshem-nga-shba-te-nuk-i-hiqet-denimi-nga-nje-gjykate-po-behet-komik-me-padine-ndaj-blinken/