AKTUALITET, 20 Maj 2021, 22:51

Artur Zheji: Jemi miza para SHBA-ve, por padia e Berishës për Sekretarin e Shtetit vendos një standart

Artur Zheji: Jemi miza para SHBA-ve, por padia e Berishës për


Artur Zheji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar padinë që Berisha do t'i bëjë Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, pas shpalljen non-grata.

Zheji tha se pavarësisht se SHBA-të janë "gjigande" para Berishës, veprimi i tij vendos një standart.

"Për një pjesë të shqiptarëve kjo mund të jetë si Don Kishoti kundër mullinjve të erës. Ne jemi miza përpara gjigandizmit të SHBA. Duke bërë këtë kallzim, Berisha vendos një standart dhe ndoshta kërkon në mënyrë të dëshpëruar, t’i zërë rrugën gjuetisë së shtrigave.

Ata që do të bëjnë gjuetinë më të fortë, do të jenë ish bashkëpunëtorët e tij, ta mohojnë. Do të hapen shumë hatërmbetje. Është plaku dhe deti. Ky është vetëm, deti është fati, ka kapur peshkun që është pushteti.

Në këtë moment, mendoj, ishte një analizë e Bugajskit, shumë interesante, ku thoshte nuk do ta lexojnë mirë shqiptarët këtë që po i bëhet Berishës.

Familja e Berishës mund të ketë bërë korrupsion dhe ai vetë, por mënyra si është bërë, pa proces, pa prova, pa asgjë.

Nuk kemi patur ndonjë veprim anti-amerikan të Berishës. Ka rrahur, ka grabitur, ka qenë arrogant.

Ka dy momente, kur ne mendonim, që nuk do të vinte kurrë më në pushtet Berisha. Mos njohja e Rambujesë, që e drejtonin amerikanët dhe mos njohja e UÇK. Kanë qenë momente shumë të forta dhe mendonim se ky nuk është mirë.

Por kur erdhi në 2005, erdhi edhe Bushi, janë kurba të mëdha. Ndaj e bën këtë gjë pa kuptim", tha Zheji.

/TPZ.al/