TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA.
Baze deklaroi se vendimi i SHBA-ve, është një dënim i përjetshëm për Berishën dhe se akuza për "minimin e demokracisë", është veçanërisht e rëndë.
"Mos harrojmë që ka bërë një akuzë fatale, e ka akuzuar Berishën si një person që ka minuar demokracinë. I ka thënë ke përdorur pushtetin politik për interesa personale dhe familjare. Ke penguar ndëshkueshmërinë e aletëve politikë.
Kërkon të mbroje korrupsionin familjar dhe të përdorë PD-në si mburojë. Është mbushja e kupës që ka shkaktuar vendimin. Nuk ka të bëjë me një ngjarje, por me 30 vite.
Po të shohim historinë e Ballkanit, nuk është një vend qelibar. Por askush nuk ka marrë një dënim fatal të tillë, përveç Slobodan Milloshevic. Sanader, Gruevski, Gjukanovic, apo lider të Serbisë, nuk është se Ballkani nuk ka liderë të tillë. SHBA ka patur përplasje, por të gjithë kanë patur një kufi.
Berisha po vazhdonte edhe pas 25 prillin, të kishte kauzë përdorimin e PD për destabilizimin e vendin", tha Baze.
Baze tha se ky është një dënim i përjetshëm për Sali Berishën, që nuk mund të rrëzohet nga një gjykatë dhe se vendimi i tij për të paditur Sekretarin e Shtetit të SHBA, e kthen historinë e tij nga tragjike në komike.
"Deri në këtë moment kishim një Berishë në pozita tragjike. Këtu fillon pjesa komike e Sali Berishës. Aq keq e ka përjetuar, sa tani kemi pjesën komike. Nga pikëpamja politike është shumë e rëndë, sepse Sekretari i Shtetit nuk hidhet në gjyq në një gjykatë franceze nga një shtetas i Shqipërisë. Por kjo sqarohet nga ligji.
Berisha nuk e ka bërë për të dënuar Blinken, por do të marrë peng PD, t'i thotë do të jeni në rresht me mua. Unë nuk do të iki nga PD, jam pjesë e juaja dhe sëbashku do t'i bëjmë padi Sekretarit të Shtetit. Është ndëshkim për Bashën për ti futur në llogore.
Sali Berisha është dënuar përjetësisht, nuk është dënim që e heq një gjykatë në Francë. Është vendim i SHBA bazuar në faktet, analizat dhe perceptimet që kanë. Është dënuar përjetësisht si hajdut, vrasës dhe njeri që ka kontaminuar demokracinë në Shqipëri. Nuk ikën kjo nga asnjë proces gjyqësor.
Minimi i demokracisë nuk është një gjest një deklaratë. Është një histori 30 vjecare. Një sistem demokratik që i shkatërron zgjedhjet e lira. Një sistem i brejtur dhe rrënuar nga korrupsioni, kapje të shtetit si familja e këtij nuk ka patur në historinë e Shqipërisë. Minimi i demokracisë është kur pushteti gjyqësor terrorizohet dhe nuk guxon ta thërrasë as kur vjedh, as kur vret, as kur fëmijët e tij kapen me presh në duar në mënyrë flagrante. Ky person i ka bërë të gjitha këto", tha Baze.
/TPZ.al/