AKTUALITET, 20 Maj 2021, 22:32

Arjan Çani: Shpallja non-grata e Berishës, mund të jetë hakmarrje e Edi Ramës

Arjan Çani: Shpallja non-grata e Berishës, mund të jetë

Arjan Çani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA.

Ai deklaroi se kjo mund të jetë një hakmarrje e Ramës dhe mund të jetë realizuar nëpërmjet lobingjeve.

Arjan Çani: E mban mend që Edi Rama ka ngrënë një levë dikur, e rrahën keq? Mendoj se Rama e ka parë disa herë filmin Konti i Monte Kristos. Hakmarrja është gjellë që hahet e ftohtë. Rama është njeri i ftohtë, pa emocione. Unë nuk do e harroja atë levë. E rrahën sepse bëri shkrim kundër regjimit.

Kjo që po i ndodh doktorit, nuk ka lidhje me Amerikën. Është influencë e përgatitur, lobuar në mënyrë serioze.

E di pse nuk e përmend Berisha -Ramën? Sepse do të shkojë në gjyq. Të gjithë kanë folur, Rama pse jo? Ose, pastaj ne e dramatizojmë dhe kjo është një ngjarje e rëndomtë.