TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA.
Baze tha se Lulzim Basha ende nuk e ka dorëzuar Berishën, por se largimi i tij të paktën nga grupi parlamentar i PD, është një "taksë" për Lulzim Bashën.
"Jo nuk e ka dorëzuar, nuk ka shenja se e ka dorëzuar. Po përpiqet të duket sikur është edhe me Berishën edhe me PD.
Sali Berisha ka statusin e Tom Doshit në Parlamentin shqiptar. PD duhet ta ndajë këtë muhabet. Amabsadorja e SHBA dhe ai i BE, nuk shkojnë në parlament të shohin Berishën atje.
Basha e ka taksë këtë, largimin e Berishës. Berisha e deklaroi që nuk largohet, por do ta dyfishojë fuqinë si deputet.
PD mund të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar. Kanë përjashtuar Azem Hajdarin, liderin e parë, mund të bëjnë edhe me të dytin", tha Baze.
/TPZ.al/