AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 12:48

Berisha: Argatë të Beogradit nxorën në shitje territoret e Kosovës

Berisha: Argatë të Beogradit nxorën në shitje territoret e

Gjatë takimit me përfaqësuesit e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Argatë, pa asnjë mandat, në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, për interesa të padronëve të tyre nxorën në treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Berisha e ka publikuar deklaratën në “Facebook” të shoqëruar me disa foto të takimit.

Deklarata:

Argatë, pa asnjë mandat, në dhunim flagrant të kushtetutës së vendit, për interesa të padronëve të tyre nxorën në treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves.

Pershendeta dhe shpreha vleresimin tim per qendrimin e qarte dhe te prere te LDK dhe te gjitha forcave politike ne Kosove ndaj projektit antishqiptar, me emra te ndryshem, per krijimin e Serbise se Madhe, projekt te cilin po e paraqesin si te tyre argatet e Beogradit ne Prishtine.

Me kete akt antikombetar keta albanofob i bene Kosoves nje dem te pamerituar.Keta argate, pa asnje mandat, ne dhunim flagrant te kushtetutes se vendit, per interesa te padroneve te tyre nxoren ne treg territoret, integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit te pavarur te Kosoves. Ata, per te argumentuar aktin e tyre te pashembullt, i servirin publikut si zedhenes te Beogradit nje seri te pafundme trillimesh, mashtrimesh bajte te perditshme, dhe si sharlatane, per te maskuar aktin e tyre antikombetar, njehere flasin ne emer te presidentit Putin, heren tjeter ne emer te presidentit Trump dhe tani se fundi dhe te presidentit Makron.

Keta aventuriere, qe duan te zhbejne Kosoven si shtet te pavarur, negociojne me Beogradin si perfaqesues te tij ne hije, si Dushan apo Miladin shqipfoles. Ata jane te rrezikshem sepse tani qe e shohin se kane deshtuar, se bashku dhe ne koordinim me Beogradin mund dhe te provokojne per llogari te tij konfliktualitet dhe akte destabilzuese. TPZ.AL