AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 08:45

DETAJE/ U gjet i djegur brenda makinës, zbulohet e vërteta

DETAJE/ U gjet i djegur brenda makinës, zbulohet e vërteta

Është zbardhur ngjarja e rëndë ku u gjet i pajetë brenda makinës 39 vjeçari me iniciale GJ.B., në Korçë. Dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje duke u vetëdjegur me benzinë brenda makinës gjatë kohës që ecte në lagjen nr.1.

39 vjeçari nuk ka mundur të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit”- njofton policia.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak datë 20.10.2018, ku në lagjen nr 1, u gjet i djegur mjeti tip “Benz”, me targa AA 911 HJ, në pronësi të shtetasit Gj.B, 39 vjeç, banues në Korçë informojmë se:

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për “Shkaktim i vetvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.

TPZ.AL