TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E pabesueshme, por e vërtetë. Deportivo Alavesh, skuadra me të cilën Xhani De Biazi luftonte për mbijetesë një vit më parë, është kthyer në skuadrën e cila pas fitores së sotme në fushën e Selta Vigos, kryeson kampionatin spanjoll. Më mirë se Sevilja, Barcelona, Atletiko apo Real, të gjithë në radhë pas ekipit surprizë të këtij sezoni.
Një vit më parë, De Biazi nuk arrinte të largonte ekipin nga fundi i renditjes dhe për këtë arsye u largua nga drejtuesit e skuadrës. Por emërimi i ish-futbollistit të njohur spanjoll Abelardo ka bërë që situata të ndryshojë plotësisht. Deportivo Alavesh jo vetëm siguroi mbijetesën disa javë para fundit të sezonit të kaluar, por ka nisur atë të riun me pretendime të mëdha duke kaluar çdo parashikim.
Suksesi 1-0 në fushën e Selta Vigos sot me golin e Pina në minutën e 58, i ka dhënë mundësinë që për herë të parë të jetë lider i kampionatit spanjoll, të paktën deri nesër në drekë kur një nga një në fushë të zbresin të gjithë skuadrat që ka pas në renditjen e La Liga.