AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 09:57

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Meta: Hap i rëndësishëm për anëtarësim në NATO dhe BE

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Meta: Hap i rëndësishëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur votimin e ndryshimit kushtetues në Maqedoni.

Përmes një postimi në “Facebook” Meta shkruan se Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

Më tej Meta përgëzon kryeministrin Zoran Zaev për përpjekjet në këtë drejtim.

Postimi i plotë:

Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë.

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 80 vota pro nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me votimin e nismës qeveria fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare. TPZ.AL