AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 11:38

Fondet ‘sekrete’ greke për mediat shqiptare, Idrizi: Të publikohen emrat e përfituesve

Fondet ‘sekrete’ greke për mediat shqiptare, Idrizi: Të

Pas deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzia se qeveria greke financon disa media dhe OJF në Shqipëri ka ardhur reagimi i kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Idrizi ka kërkuar sot zbardhjen e të vërtetës së përdorimit të fondeve “sekrete” greke në Shqipëri për të ndikuar në opinionin publik.

Më tej kreu i PDIU-së i bëri thirrje Presidentit të Republikës që të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare me anë të cilit të zbulojë të vërtetën e përdorimin e parave të ‘zeza’ greke në Shqipëri.

Ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias, për përdorimin e fondeve të zeza në Shqipëri,” deklaroi Idrizi.

Deklarata e Idrizit:

I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të kuptuar sa është fondi i parave të zeza qe është dhënë në Shqipëri, për të ndikuar në opinionin publik. 1 milion janë dhënë vetëm në një muaj.

Duhet të kuptojmë sa fonde të zeza janë hedhur në Shqipëri gjatë këtyre vite. Duhet të zbulohen cilat janë mediat, portalet dhe Shoqatat që janë implikuar në këtë operacion.

Çfarë po bën Prokuroria shqiptare, kur pala greke ka nisur hetimet për këtë çështje. Çfarë bën Kryeministri i cili hesht për këtë çështje. Ftojmë ministrin Bushati të vazhdojë të përshëndesë bashkëpunimin e turpshëm me homologun Kotzias, për përdorimin e fondeve të zeza në Shqipëri. TPZ.AL