AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 09:27

Arabia Saudite pranon vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite pranon vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite ka pranuar vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi në ambientet e konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë.

Kjo është publikuar në mediat shtetërore në Arabinë Saudite. Sipas tyre Jamal Khashoggi vdiq pas një përleshjeje në ambientet e konsullatës saudite

Gazetari Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë disa dokumente për martesë.

Khashoggi, banonte në SHBA, ishte kolumnist i Washingon Postit është njohur edhe si kritik i princit saudit Salman.

Vdekja e gazetarit ka shkaktuar acarimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Arabisë Saudite. TPZ.AL