TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka arrestuar në flagrancë me tridhjetë doza kokaine 27 vjeçarin Pavli Lulaj në Vlorë.
Prangosja e Lulaj është bërë gjatë momentit të kontrollit në banesë ku iu kap sasia e drogës dhe një celular.
Nga kontrolli i banesës policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 30 (tridhjetë) doza të dyshuara si ajo e lëndës narkotike e llojit “Kokainë”
• 1 (një) autoveturë e markës “Fiat Punto” ngjyrë jeshile, me targë AA 845 AZ
• 1 (një) aparat celularë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, neni 283/2 i Kodit Penal. TPZ.AL