AKTUALITET, 20 Tetor 2018, 11:06

Shiste mina me telekomandë, kapet ‘mat’ 28 vjeçari/ EMRI 

Shiste mina me telekomandë, kapet ‘mat’ 28 vjeçari/

Ditën e sotme policia ka arrestuar në flagrancë 28 vjeçarin nga Tirana Petraq Kote në Elbasan, pasi iu gjetën mina me telekomandë.

Gjatë kontrollit iu sekuestruan katër mina me telekomandë të gatshme për përdorim. Kote do ti shiste minat me shpërthim në distancë. 28 vjeçari u kap në flagrancë në fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot-Fushë.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndëve plasëse.

TPZ.AL