AKTUALITET, 29 Mars 2018, 10:17

Prodhonin ushqime ilegalisht në një punishte, tre të arrestuar në Shkodër dhe një në kërkim

Sipas policisë, Gëzim Bala, Elis Bala si dhe Hydajete Elbasani janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore ilegalisht.

Njoftimi i plotë

“Më datë 28.03.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko -Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gëzim Bala, 60 vjeç, banues në lagjen ” Ahmet Haxhia”, pronar i firmës, Elis Bala 26 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i punësuar në firmë, Hydajete Elbasanit 60 vjeçe, banues në lagjen “Partizani”, e punësuar merceologe në firmë

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. H, 45 vjeç, banues në Tiranë , me detyrë Inxhinier merceolog në firmë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 28.03.2018 nga ana jonë janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur Lagjja “Skënderbeg” zona industriale ish -Fermentimi, në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal”, – thuhej në njoftimin e policisë.