AKTUALITET, 31 July 2026, 11:45

'Rokada'/ I mbaroi mandati, Nallbati shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale, ja zëvendësuesi! Ndryshimet e tjera

Shkarkohet nga Departamenti i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati. Shkarkimi i tij është bërë për shkak se i ka mbaruar mandati si kreu i këtij departamenti. Ai është emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Ndryshime ka pasur dhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, gjithashtu është transferuar në Akademinë e Policisë.

Në vend të Seferit është komanduar Artan Bajraktari, kurse në vend të Nallbatit është komanduar Arjan Muça.

Në ditët në vijim pritet që të zgjidhen krerët e rinj të departamenteve në Policinë e Shtetit.