TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke tentuar të hapnin derën e një banese me qëllim vjedhjen.
Sipas Policisë, dy të arrestuarit u kapën në lagjen "Bashkimi" në Vlorë, në momentin kur me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese për të kryer vjedhje.
Nga verifikimet rezultoi se ata kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur për veprën penale "Vjedhja".
Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje për hapjen e bravave dhe kasafortave, një automjet tip "Mercedes-Benz" që përdorej nga autorët, si dhe dy telefona celularë.
"Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 48 vjeç dhe A. H., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në momentin që, me pajisje të posaçme, po tentonin të hapnin derën e një banese në lagjen "Bashkimi", me qëllim vjedhjen.
Nga verifikimet rezultoi se të dy kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar për veprën penale “Vjedhja”, dhe ishin zhvendosur nga Tirana në Vlorë, për të vijuar veprimtarinë e tyre kriminale", njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë, dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".