TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej 10 ditësh, Dajana Mita, kjo 22-vjeçare nga Lushnja që shihni në këtë foto, është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë. Ishte data 2 tetor kur prindërit e saj bën kallzimin në polici por ende nuk kanë marrë asnjë informacion se ku mund të ndodhen vajza e tyre. Ata thonë se vajza bëntë një jetë të rregullt teksa i tremben trafikimit ose vrasjes.
Policia e ka shpallur në kërkim por deri tani për Dajanën nuk dihet ende asgjë. Prokuroria e Lushnjes ka marrë në pyetje një djalë me të cilin vajza ishte njohur në rrjetet sociale.
Ai ka pranuar lidhjen mes tyre, por thotë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e vajzës, telefoni i së cilës rezulton i fikur.
Vajza është parë për herë të fundit teksa largohet me një automjet nga Lushnja në drejtim të Rrogozhinës .
Tv Klan