BOTA, 4 Dhjetor 2017, 10:13

Kryeministrja britanike shkon në Bruksel për 'të marrë faturën e divorcit' nga BE-ja

Kryeministrja britanike shkon në Bruksel për 'të marrë

Kryeministrja britanike, Theresa May, ndodhet në Bruksel  për negociatat kyçe me BE-në të cilat mund të përcaktojë nëse Britania e Madhe është në gjendje të shkojë përpara me bisedimet për tregtinë me qëllim shkëputjen.

BBC raporton  se këtë fundjavë u arritën marrëveshjet tregtare për "faturën e divorcit" dhe të drejtat e qytetarëve e evropianë për “Brexit”. Por kufiri i Mbretërisë së Bashkuar me Irlandën mbetet ende një çështje e pazgjidhur. Kryeministrja May do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në Bruksel. Zëdhënësja e qeverisë britanike ka njoftuar se priten shumë diskutime të rëndësishme. May ka shkuar në Bruksel pas afati të vendosur nga Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian, për paraqitjen e kushteve të tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja.