TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë paralajmërmoi Shetet e Bashkuara për pasoja të rrezikshme nëse Uashingtoni njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit raporton BBC.
Në një rast të tillë, edhe ambasada amerikane nga Tel Avivi do të spostohej në Jeruzalem.
Për mediat amerikane, Jared Kushnder, këshilltari dhe dhëndri i Presidentit Trump, tha se nuk është marrë ende një vendim i tillë. Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi tha se nëse SHBA-ja njeh Jeruzalemin si kryeqytetin izraelit, kjo do t’i jepte fund çdo shprese për bisedime për paqen dhe do të nxiste tension e zemërim në të gjithë botën arabe.
Liderë të kësaj të fundit, si Presidenti palestinez Mahmud Abas janë përpjekur të ndalojnë një lëvizje të mundshme amerikane duke folur me homologët e tyre në botë si Manuel Macron apo Recep Tayip Erdogan.
Që prej vitit 1948, administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë mbajtur qëndrim për statusin e Izraelit duke përcaktuar nga negociatat dhe se SHBA nuk do të ndërmarrë vendime që i bëjnë të pavlefshme ato.