BOTA, 4 Dhjetor 2017, 10:31

Ju njohim me 23 vendet më të fuqishme të botës për 2017

Ju njohim me 23 vendet më të fuqishme të botës për 2017

Është publikuar lista e vendeve më të fuqishme në botë sipas studimit ‘Best Countries’ të 'US News and World Report'.

Organizata mediatike ka analizuar 80 vende sipas disa kritereve si historia, qytetaria dhe kualiteti i jetesës. Një ‘çelës’ tjetër që tregon ‘fuqinë’ ka të bëjë me ndikimin ekonomik dhe politik të një vendi, përfshirë ushtrinë dhe aleancat ndërkombëtare. SHBA-të u cilësuan si vendi më i fuqishëm i ndjekur afër nga Rusia, me Britaninë e Madhe në vendin e katër. Në mesin e vendeve të tjera përfshihen edhe Pakistani, Turqia dhe Izraeli. Lista e plotë e 23 vendeve më të fuqishme në botë. 23. Katari 22. Spanja 21. Holanda 20. Pakistani 19. Suedia 18. Italia 17. Australia 16. India 15. Zvicra 14. Iran 13. Turqia 12. Kanadaja 11. Koreja e Jugut 10. Emiratet e Bashkuara Arabe 9. Arabia Saudite 8. Izraeli 7. Japonia 6. Franca 5. Gjermania 4. Britania e Madhe 3. Kina 2. Rusia 1. SHBA