BOTA, 4 Dhjetor 2017, 11:05

Italia “nuk gjen paqe” nga tërmetet, goditet sërish Amatrice

Italia “nuk gjen paqe” nga tërmetet, goditet sërish

Një termet me magnitudë 4.2 ballë u regjistrua pranë Amatrices në krahinën e Rietit në Itali.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë italiane, tërmeti ra në orën 00:34 dhe  ka pasur një thellësi prej 8 kilometra. Ndërsa epiqendra ishte 3 km nga Amatrice.

Tërmeti u ndje edhe në Romë, por fatmirësisht nuk pati raportime për dëme në njerëz apo materiale.

Ndërkohë tërmetin 4.2 ballë e shoqëruan edhe 15 lëkundje të tjera gjatë natës, por me intesitet të vogël.

Lëkundjet u ndjenë mes krahinave të Rietit, Ascoli Piceno, L’Aquila, Perugia dhe Macerata. Lëkundja më e fortë ishte ajo me magnitudë 2.1 ballë në orën 2:41.

https://twitter.com/INGVterremoti/status/937469006012932097