TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sot konfiskim të pasurive të Klement Balilit.
Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës i është drejtuar përmes një kërkese Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Balilit i vënë nën akuzë për një sërë veprash penale.
Bëhet fjalë për një truall me sipërfaqe 11.994 m2 në qytetin e Sarandës, objektin ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës, truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës, si edhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njëzet e tre) apartamente.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria për Krime të Rënda ne perfundim te hetimit te procedimi pasuror nr.5 datë 16.11.2017, i cili ka filluar mbi bazën e verifikimeve të kryera e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ne kuadër të procedimit penal në ngarkim te shtetasit Kelmend Balili, i cili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”,
“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”; ka paraqitur kerkesen per konfiskimin e pasurive te meposhtme:
Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.
Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.
Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.
Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente.