AKTUALITET, 2 Mars 2020, 23:40

Baton Haxhiu ofron ndihmën e tij: Dua të jem afër Metës, që ta largoj prej gjërave të pahijshme...

Baton Haxhiu ofron ndihmën e tij: Dua të jem afër Metës,

Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Opinion", ka deklaruar se në disa momente dëshiron të jetë afër Metës, që ai të mos gabojë dhe të largohet prej gjërave "të pahijshme". Pra, duket se Batoni, me gjithë eksperiencën e tij si këshilltar i liderëve politikë, por edhe duke u treguar shumë bujar, kërkon ta ndihmojë dhe shpëtojë Presidentin Meta, nga veprimet që bën, pra nga vetëvetja, duke u vetëofruar  si këshilltar.

Baton Haxhiu: Kisha pas dëshirë që në momente të tij të vështira, të jem afër, që së paku ta largoj prej këtyre  gjërave që janë të pahijshme.

Luan Rama: Po afrohu Baton, se tani o afër Metës, o afër Ramës. Nuk mund të rrish afër të dyve.

Baton Haxhiu: Unë kam qenë afër Metës kur është dashur të jem. Kur unë kam qenë afër Metës, kam qenë shumë më shumë se të tjerët mendojnë.

/TPZ.al.