TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një moment nga tubimi i Presidentit Meta ditën e sotme, ka sjellë reagimin e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim. Presidenti i Republikës mori në dorë flamurin amerikan, teksa mbante fjalimin e tij përpara qytetarëve,
Ambasadorja reagoi menjëherë pas tubimit dhe u shpreh se u surprizua nga prezenca e flamurit amerikan.
“U surprizova tek pashë flamurin e SHBA në ‘manifestimin’ e sotëm. Për të hequr çdo dyshim, ne duam të qartësojmë se edhe pse SHBA mbështet të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me ‘manifestimin’ e sotëm”, u shpreh Yuri Kim.
Më poshtë, shihni videon e momentit kur Meta mori flamurin amerikan.
/TPZ.al/