AKTUALITET, 2 Mars 2020, 20:44

Zjarr në një banesë në Korçë, përfshihet nga flakët dhoma e studenteve , shkak një…

Zjarr në një banesë në Korçë, përfshihet

Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët në Korcë, ndërsa zjarri ka filluar nga dhoma ku banonin tre studente

Raportohet se, nuk ka të lënduar nga zjarri, ndërkohë shkak ka qenë një ngrohëse që punonte me energji elektrike.

Zjarri ka rënë në lagjen nr. 5 të qytetit dhe mjetet zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.

Zjarri rrezikonte të përhapej në të gjithë shtëpinë por është lokalizuar nga zjarrfikësit ndërsa tre studentet e dhomës ku ra zjarri kanë shpëtuar pa lëndime.